Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, duke iu referuar votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, tha se PDK duke mbajtur fjalën, demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit.
Sipas tij ajo politikë gjithmonë ishte fshehur prapa njerëzve si Glauk Konjufca dhe Shqipe Selimi, por që nga sot nuk mund të fshihet më, pasi Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Kurtit.




