Sonte ekipet shqiptare FC Drita, Shkëndija dhe Dinamo City, do të zhvillojnë ndeshjet e dyta të “play-off”-it për garat europiane.
FC Drita sonte do të zhvillojë ndeshjen si mysafire në Luksemburg ndaj Differdange FC për kualifikim në Ligën e Konferencës.
“Intelektualët” shkojnë në Luksemburg me rezultat minimal në epërsi 2-1, dhe kërkojnë një fitore ose barazim, që të shkruajnë një faqe të re në historinë e klubit.
Shkëndija nga Tetova sonte do të jetë mysafire e Ludogerets në kuadër të “play-off”-it për Ligën e Europës.
Shkëndija shkon në Bullgari me epërsi minimale 2-1, dhe synon ta ruaj rezultatin fitues.
Në anën tjetër ekipi nga Tirana, Dinamo City, pret në shtëpi Jagiellonian në kuadër të “play-off”-it për Ligën e Konferencës.
Dinamo City pret në shtëpi Jagiellonian në disfatë prej 3 golash, humbje e thellë që pësoi në Poloni.
Ndeshjet do të zhvillohen sonte me fillim nga ora 20:00.




