Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur kryetarin e Kuvendit, Dimal Bashën, si “përfaqësuesi më autentik i VV-së”.
Mendoj që Dimali është përfaqësues autentik i VV-së dhe e tillë është Vetëvendosja, dhe populli duhet me e kuptu cila është qasja e të menduarit politik në Kosovë”, u shpreh Gashi.
Ndërsa sa i përket pjesëmarrjes në votim për nënkryetarin serb të Kuvendit, ai tha se duhet pyetur Hymete Bajrami, e cila është shefe e grupit parlamentar të kësaj partie.




