Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se të gjithë fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, në përrputhje më ligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse dhe udhëzimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shëndetësisë.
“Fëmijët që regjistrohen në çerdhe, kopshte dhe shkolla fillore duhet të pajisen me dëshmi të vaksinimit, që tregon se janë vaksinuar sipas moshës në momentin e regjistrimit.
Kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe të gjithë komunitetit shkollor, duke parandaluar përhapjen e sëmundjeve ngjitëse dhe duke siguruar një mjedis të sigurt arsimor dhe edukativ për të gjithë.”
IKShPK thot se prindërit që kanë pyetje apo nevojë për sqarime, mund të kontaktojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare më të afërt për ndihmë dhe këshillim të mëtejshëm, dhe se mbrojtja e shëndetit të fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët për të gjithë ne!




