Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit.
Krasniqi ka thënë se partia e tij po abstenon sepse mënyra e votimit është jokushtetuese, dhe se ka tendenca të qëllimshme për të mos lejuar konstituimin e Kuvendit.
“Ne po abstenojmë nga votimi sepse kjo mënyrë e votimit është jokushtetuese. Efekti politik dhe real i kësaj është që po vazhdon bllokada”, ka thënë Krasniqi.




