Shoqata e Futbollit Europian, ka njoftuar sot ndryshimin e orarit të finales së Ligës së Kampionëve.
Finalja që viteve të fundit është zhvilluar të shtunave në ora 21:00, këtë sezonë zhvillohet në ora 18:00.
Sipas presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin, ky orar mundëson që ndeshja të kryhet më herët dhe tifozët të kenë mundësinë të shijojnë pjesën tjetër me familjen dhe miqtë, edhe nëse ndeshja shkon në kohën shtesë apo edhe në penallti.
Para sezonit 2018/19, finalet ishin zhvilluar në orën 20:45, pas atij sezoni u ndryshua nisja e finales në ora 21:00, dhe me fillim nga ky sezon, finalja do të nisë në ora 18:00.
Finalja e këtij sezoni do të luhët në “Puskas Arena” në Budapest.




