Janë bërë 26 vjet nga lufta e fundit në Kosovë, dhe familjarët e 1600 personave të zhdukur ende presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e tyre.
Sot në Kosovë shënohet Dita Ndërkombëtare e Persona të Zhdukur.
Me 11 identifikimet që janë kryer në muajin mars, deri më tani sipas Komisionit Qeveritar për të pagjeturit, në Kosovë janë 1.577 persona që konsiderohen të zhdukur nga lufta e fundit.
Kosova dhe Serbia ishin pajtuar për zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Pagjetur në dhjetor të vitit 2014.




