Emina Çunmalaj ka vizituar kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz. Këtë e ka bërë të ditur vet Çunmalaj në rrjete sociale, duke shtuar se çdoherë që kalon nga Prekazi nuk mundet pa u ndalur te varrezat e Jasharajve, për të kujtuar sakrificën e bërë të familjes Jashari për liri dhe dinjitet të popullit shqiptar.
“Duke ecur nëpër terrenet përkujtimore, ndjej si pikëllimin e thellë të humbjes ashtu edhe forcën e palëkundur të qëndrueshmërisë që jeton këtu. Pavarësisht se sa herë kthehem, përvoja më prek gjithmonë në mënyra të reja – një kujtesë e fuqishme se guximi, bashkimi dhe sakrifica janë themelet e lirisë sonë”, ka shkruar modelja shqiptare.





