Ekipet shqiptare Fc Drita e Shkëndija, janë kualifikuar për Ligën e Konferencës në sezonin 2025/2026
Ekipi nga Gjilani, FC Drita, ka shkruar historinë në klubin e tyre me kualifkimin në Ligën e Konferencës.
Drita mbrëmë u përball me Differdange në Luksemburg, në ndeshjen e dytë të “play-off”-it ku shënoi fitore 1-0, rezultati i përgjithshëm 3-1 në favor të Dritës.
Drita bëhet skuadra e dytë nga Kosova që arriti këtë sukses, para Dritës, Ballkani nga Suhareka e arriti për 2 sezone rresht, përkatësisht në sezonet 2022/23 dhe 2023/24, por që u eleminua në fazën e grupeve.
Drita hyn në këtë garë me formatin e ri, jo më fazë të grupeve por një ligë me 36 ekipe, ku ekipet do të luajnë nga 6 lojë.
Ndërkaq Shkëndija e Tetovës, ishte gati që të kualifikohej në Ligën e Europës por humbja në Bullgari ndaj Ludogerets e bëri të pamundur.
Shkëndija e Tetovës pas eleminimit nga Liga e Europës do të vazhdojë rrugëtimin europian në Ligës e Konferencës.




