Në qeverinë serbe ka mbërritur një zarf i adresuar për Ministrin e Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq.
Brenda atij zarfi janë gjetur 3 pIumba, njoftoi me 29 gusht Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Sipas njoftimit, zarfi është vërejtur të enjten “gjatë procesit të rregullt të ndarjes së postës”.
“Gjatë kontrollit të sigurisë me pajisje me rreze X, në zarf u gjetën tre pIumba”, thuhet në komunikatën e MUP-it.
Autoritetet shtuan se policia ka identifikuar dhe gjetur personin që më 26 gusht kishte dorëzuar dërgesën në një degë të Postës së Serbisë në Pozharevc por ende nuk është bërë i ditur identiteti i të dyshuarit.




