Të Hënën më 1 shtator pritet të fillojë viti i ri shkollor, me këtë rast kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka uruar mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.
Jasharaj ka shtuar se shpreson që të gjithë nxënësit të furnizohen me mjete shkollore dhe mos të ketë përseritje të situatës si dy viteve të kaluara.
“Urojmë që të ndodh sa më shpejt furnizimi i nxënësve me tekste shkollore e të mos na përsëritet situata e dy viteve të kaluara shkollore kur me fajin e ministres Nagavci dhe MASHTI-t shkonte shtatori pa u kompletuar të gjithë nxënësit me tekste dhe mjete mësimore”, ka thënë Jasharaj.





