Deputetja nga LDK, Jehona Lushaku – Sadriu, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në raportet mes Bashkimit Europian dhe Qeverisë së Kosovës.
Ajo ka thënë se kurrë më parë, një kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët europianë.
”Kurrë më parë një Kryeministër i Kosovës nuk është përballur me një goditje kaq të rëndë nga partnerët tanë evropianë. Dhe për çka?! Për mosrespektim të shtetit të vet!!!
Bashkimi Evropian ka vendosur të mos takohet më me Kurtin dhe ministrat e tij derisa të formohet një qeveri e re legjitime.” – shkruan Lushaku.
Lushaku ka shtuar se ky është izolim politik dhe institucional, është turp dhe pasojë direkte e arrogancës dhe shkeljes së Kushtetutës nga Kurti.
“Ky është izolim politik dhe institucional!
Ky është turp dhe pasojë direkte e arrogancës dhe shkeljes së Kushtetutës nga Kurti.” – ka shtuar Lushaku.





