Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Malishevë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë të vazhdueshme psikike, fizike dhe kërcenime.
Sipas viktimës, dhuna ka ndodhur në vazhdimësi kohënve të fundit. I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.




