Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë shprehur shqetësim lidhur me publikimin e hulumtimeve të Kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, ku UÇK-në e përshkruan në mënyrë denigruese si “milici e nëntokës”.
OVL UÇK përmes një letre zyrtare dërguar shefave të grupeve paralamentare dhe debutetëve kërkon inicimin e procedurës për shkarkimin e Dimal Bashës, nga posti i kryeparlamentarit.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se qendrimi i Bashës përbënë fyerje të rëndë për luftën çlirimtare dhe sakrificën e dëshmorëve të kombit andaj kërkojmë shkarkimin e tij.




