Qendra për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat e fundit sa i përketë pritjeve në pikat kufitare të Kosovës.
Sipas njoftimit pika kufitare me Serbin në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë ende janë të ngarkuara nga fluksi i bashkëatdhetarëve të cilët po e përdorin për dalje nga territori i Kosovës.
Në pikën kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë pritjet për të dal nga Kosova janë nga 20 deri në 30 minuta.
Kurse në Jarinjë deri 15 minuta dhe në Mutivodë deri në 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritje të gjata.





