Agjensia e Menaxhimit Emergjent ka publikuar të dhënat e pranuar nga QOER112, për situatën me zjarre.
Sipas të dhënave në nivel vendi janë regjistruar 49 vatra zjarri,7 prej të cilave vazhdojnë të jenë aktive ndërsa 42 vatra janë lokalizuar falë ndërhyrjes së Njësive të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit.
AME ka apeluar tek qytetarët që të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr, të denoncojë pranë organeve ligjzbatuese çdo rast të zjarrvënies së qëllimshme




