Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se sot në orën 23:59 përfundon afati 38 ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale.
Sipas Elezit,vetëm shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për votim nga jashtë vendit, mund të votojnë përmes postës në periudhën e cila fillonë më 17 shtator dhe përmbyllet më 11 tetor 2025.
Elezi tutje ka sqaruar se shtetasit e Kosovës që janë regjistruar për votim jashtë vendit, do të largohen nga Lista e Votuesve brenda në Kosovë.




