Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas përfundimit të seancës ka deklaruar se VV e ka qëllim vazhdimin e bllokadës të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se pavarësisht se ata mundësuan një proces që do të nxirrte nga situata Kuvendin, prap LVV po vazhdon talljen me Kuvendin dhe qytetarët.
Krasniqi ka shtuar se nuk varet nga interpretimi i kryetarit të Kuvendit se kur përfundon seanca konstituive, por ajo është e qartë sipas Rregullores së Kuvendit.
“Asnjëherë në historinë e parlamentarizmit të Kosovës nuk ka ndodhur që partia që ka fituar zgjedhjet me kthyer në një Big Brother Kuvendin e Kosovës, për me pa se kush po eliminohet e kush s’po eliminohet, kush po fiton e kush po humb”, ka deklaruar Krasniqi.




