Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, ka ndarë me ndjekësit e saj disa momente nga qëndrimi në kryeqytetin spanjoll, Madrid, ku është shfaqur me një stil të thjeshtë, por tepër elegant.
Kombinimi i thjeshtësisë me detajet e vogla e bën paraqitjen e aktores tërheqëse dhe autentike.
Krahas imazheve, Gixhari ka ndarë edhe një mesazh reflektues: “Rruga e qetësisë është forca më e madhe, jeta nuk ka nevojë për shumë zhurmë për të qenë e plotë!”.
Me këtë paraqitje, Olta Gixhari ka marrë qindra komente dhe dhjetëra mijëra pëlqime nga ndjekësit, duke e konfirmuar edhe njëherë se mbetet një prej figurave më të ndjekura dhe më të admiruar të showbiz-it shqiptar.





