Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar mbi situatën aktuale në vendkalimet kufitare të Kosovës.
Sipas publikimit të të dhënave të fundit pritjet më të gjata janë regjistruar në pikëkalimin kufitar në Merdarë, ku pritjet arrijnë deri në 20 minuta.
Kurse tek Dheu i Bardhë dhe në Jarinjë pritjet për dalje janë rreth 10 minuta.
Në pikat tjera kufitare nuk raportohet për pritjen, ato nuk i kalojnë pesë minuta.





