Rita Ora është në prag të përfundimit të një tjetër turneu të suksesshëm veror dhe duket se ky kapitull i karrierës së saj ka qenë i mbushur me emocione të forta dhe mirënjohje.
Artistja kosovare me famë botërore ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa momente nga koncertet e fundit, duke reflektuar mbi rrugëtimin e saj muzikor dhe lidhjen e veçantë me publikun.
Në postimin e saj, këngëtarja u shpreh se këto ditë i kanë kujtuar një moment të rëndësishëm në karrierë: përvjetorin e 13-të të albumit debutues ORA, i cili e ka bërë të ndihet nostalgjike dhe emocionale, duke i’u dokur sikur ka ndodhur dje.





