Sot shënohet 18-vjetori i vrasjes së zyrtarit policor, Triumf Rizës. Në këtë përvjetor, do të bëhet bëhet vendosja e gurthemelit të memorialit kushtuar zyrtarëve policorë që kanë dhënë jetën në krye të detyrës.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot duke filluar nga ora 10:00, në lagjen “Dardania” të Prishtinës, tek vendi ku ka rënë Triumf Riza, do të mbahet ceremonia e homazhit pranë pllakës përkujtimore kushtuar atij.
Në ceremoni pritet të marrin pjesë edhe krerët e institucioneve, kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha.




