Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se si parti nuk kanë interpretim tjetër pavarësisht gjuhës të cilën e përdor Lëvizja Vetëvendosje, më shumë për të linçuar kundëërshtarët politikë, raporton Ekonomia Online.
“LDK-ja, zëri ynë, edhe në Kuvend, por edhe si subjekt politik, kemi thënë qysh në verifikimin e mandateve që nuk është e mundshme mbajtja e dy pozitave”, tha ai.




