Policia e Shqipërisë ka njoftuar së është arrestuar një shtetas kosovar S. I., 53 vjeç, banues ne Kosovë. Pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën të fshehura 49 celularë, Iphone për të cilat i akuzuari nuk kishte fatura blerjeje.
Policia e Shqipërisë ka njoftuar se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 49 celularët iPhone, Kamionin që drejtohej nga i arrestuari, 2 celularë në pronësi të tij.
Operacioni policor i koduar “Smartphone” është finalizuar në kuadër të kontrolleve të shtuara në hyrje/dalje të territorit shqiptar, me fokus luftën kundër paligjshmërive në kufi.
“Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje të territorit, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit të Durrësit, mbi bazën e analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, finalizuan operacionin policor ‘Smartphone’, si rezultat i të cilit u godit një rast në fushën e kontrabandës së mallrave,” – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.




