Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova, ka mbërritur sot në Itali për të finalizuar transferimin e tij te Juventusi, një nga klubet më të mëdha evropiane.
Sipas raportimeve, ai do të nënshkruajë kontratën gjatë ditës së sotme dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro në vit si pagë te “Zonja e Vjetër”.
Zhegrova largohet nga Lille pas një sezoni të suksesshëm në Ligue 1, duke tërhequr vëmendjen e skuadrës torineze me paraqitjet e tij dinamike në krah.




