Dje janë zhvilluar ndeshjet e javës së tretë në Albimall Superligën e Kosovës, ku Ballkani, Drenica dhe Gjilani kanë shënuar fitoret e para këtë sezonë.
Ballkani e mposhti në shtëpi Ferizajin me rezultat 3-1, me dy gola nga Serebe dhe një nga Ismajlgeci, kurse për Ferizajin golin e vetëm e shënoi Selmani.
Malisheva priti në shtëpi Dukagjinin dhe u mposht me rezultat minimal 1-0, me golin e Merlakut, të vetmin në ndeshje që ja dha fitoren Dukagjinit.
Ndërkaq derbi i javës, Gjilani dhe Prishtina, rezultoi me fitoren e Gjilanit 3-1, me golat nga Basa, Jarovic dhe Thaqi.
Drenica në anën tjetër mposhti në shtëpi Prishtinën e Re në shtëpi me rezultat minimal 1-0 me golin e Ukës.




