Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në orën 13:00, për të mbajtur mbledhjen e kryesisë, mbledhje kjo e thirrur nga kryetari Dimal Basha.
Ky organ nuk është konstituuar në tërësi, pasi nuk është zgjedhur nënkryetari i pestë i cili duhet të jetë përfaqësues i komunitetit serb.
Subjektet kryesore opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës tashmë kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë mbledhje.
Sipas të dy partive, ky takim është i paligjshëm.




