Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Kombëtar Shqiptar edhe këtë vit librat falas për nxënësit shqiptarë, këtë e ka bërë të ditur kryetari i Këshillit Enkel Rexhepi përmes rrjetit social Facebook.U vizituan shkollat fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe “Naim Frashëri” në Bujanoc, ku filluan shpërndarjen falas të teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë.
“Atmosfera ishte e mbushur me gëzim dhe ngrohtësi, ku nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave na pritën me respekt e entuziazëm, duke treguar edhe një herë rëndësinë që ka arsimi për të ardhmen e brezave tanë”, shkruan Rexhepi.
Tutje Rexhepi shtoi se një falënderim i veçantë shkon për Qeverinë e Republikës së Kosovës , e cila me përkushtimin dhe mbështetjen e saj të pandërprerë, po dëshmon kujdesin e pakushtëzuar për fëmijët tanë dhe për arsimin shqip në Luginë.





