Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Malishevë, ankuesja femër ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Rasti është cilësuar si dhunë në familje.
Gjatë kontrollimit në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me dy karikatorë dhe 20 fishekë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.




