Belgjika ka njoftuar se do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke iu bashkuar vendeve si Australia, Britania, Kanadaja dhe Franca.
Kështu deklaroi gjatë së martës ministri i Jashtëm Maxime Prévot.
Prevot theksoi edhe angazhimin e Belgjikës për rindërtimin e Palestinës, duke potencuar se vendi do të avokojë për masa evropiane ndaj Hamasit.
“Belgjika do t’u bashkohet nënshkruesve të Deklaratës së Nju Jorkut, duke hapur rrugën për një zgjidhje me dy shtete, ku një shtet palestinez të bashkëjetojë në paqe pranë Izraelit. Belgjika synon ta njohë shtetin palestinez si pjesë e një iniciative diplomatike të përbashkët të udhëhequr nga Franca dhe Arabia Saudite”, tha Prévot në një postim në platformën X.




