Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku ka reagura ndaj akuzave të Albulena Haxhiut se partit opozitare nuk kanë mundësuar zgjedhjen e nënkryetarit nga pakicat serbe.
Çitaku përmes një postimi në Facebook shkruan se Lista Serbe nuk ka si t’i shantazhoj pasi sipas saj nuk kanë bërë asnjëherë marrëveshjeme ta.
Ajo ka theksuar se qendrimi i PDK-së është parimor në mbrojtje të rendit kushtetues.
“Qëndrimi ynë është parimor, në mbrojtje të rendit kushtetues, të cilin ju e sfidoni pa fund. Ju mund të provoni ta relativizoni të vërtetën, por nuk mund ta fshini”, shkruan Çitaku.




