Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Enrico Barduani, gjatë ditës së djeshme ka takuar presidenten Vjosa Osmani në Shtabin e KFOR në Prishtinë, ku diskutuan për situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
Takimi, pjesë e bashkëveprimeve të Gjeneralit Barduani me homologët institucional, u fokusua në situatën e sigurisë, stabilitetin rajonal dhe bashkëpunimin ndërmjet KFOR-it dhe Institucioneve në Kosovë.
Gjenerali Barduani uroi zgjidhjen e shpejtë të bllokimit parlamentar dhe përsëriti rëndësinë e koordinimit të rregullt dhe komunikimit të qëndrueshëm ndërmjet KFOR-it dhe organizatave të sigurisë së Kosovës si mundësues paraprak i stabilitetit.




