Procesi i gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, që filloi në prillin e vitit 2023, pritet që të përfundoj më së largu deri më 22 dhjetor.
“Pasi ka shqyrtuar parashtrimet e Palëve dhe pjesëmarrësve, listat e dëshmitarëve të Mbrojtjes Thaҫi dhe Mbrojtjes Krasniqi 28 dhe vlerësimet e pyetjeve të kryqëzuara të Palëve dhe pjesëmarrësve të mbetur,29 Paneli përcakton datën e synuar për mbylljen e çështjes së Mbrojtjes si për Mbrojtjen Thaҫi ashtu edhe për Mbrojtjen Krasniqi si të premten, 14 nëntor 2025 ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të fundit të Mbrojtjes, cilado qoftë më e hershme. Paneli thekson se kjo datë është thjesht një tregues i vlerësimit të Panelit për kohëzgjatjen e çështjes së Mbrojtjes dhe mund të përshpejtohet ose zgjatet sipas nevojës”, thuhet në vendim.
Kjo është data që trupi gjykues e ka dhënë si afat për palët që të dorëzojnë shkresat përfundimtare në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Që nga 15 shtatori do të fillojë dëshmia e dëshmitarëve të Hashim Thaçit, e më pas e Jakup Krasniqit.




