Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Prizrenin me rastin e “Ditës së Aronisë Organike”, ku u takua me fermerë dhe prodhues të këtij sektori që po rritet me ritme të shpejta në Kosovë.
Kurti gjithashtu theksoi se kultivimi i aronisë në Kosovë ka filluar në vitin 2011 dhe falë përkushtimit të fermerëve dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, ky sektor ka marrë një formë të qëndrueshme.
Në fund Kurti shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë mbështetjen për fermerët, për bizneset agro-ushqimore dhe për të gjithë ata që po kontribuojnë në këtë sektor.





