FFK vazhdon të ndajë çmimin Ylli i Javës në Superligën e Kosovës dhe fituesi për javën e tretë është Valentin Serebe.
Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Milaim Humolli, Besim Slishani dhe Murat Zejnullahu. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tretë në këtë edicion kampional t’i takojë Serebes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Ferizajt në udhëtim (1:3), duke shënuar golat e epërsisë për 3 pikët e suharekasve.
Pasi mori këtë çmim, Serebe për faqen zyrtare të FFK-së, u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.
“E kemi përgatitur që nga java e kaluar këtë ndeshje bashkë me trajnerët dhe bashkëlojtarët e mi. U përgatitëm për këtë ndeshje sepse kishim nevojë për fitoren. Fillimisht, gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe pastaj, me ndihmën e Zotit, arritëm fitoren. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me këtë ndeshje. Gjithçka po shkon mirë. Të gjithë më kanë pritur mirë mua. Populli, të gjithë e duan shumë qytetin. Suhareka është vend i qetë.





