Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Mushtisht të Suharekës, ku një punëtor ka humbur jetën në rrethana të dyshimta gjatë orarit të punës. Viktima, një mashkull kosovar rreth 35 vjeç është dërguar pa shenja jete në emergjencën e Suharekës.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 dhe se viktima ka pësuar lëndime trupore në rrethana ende të paqarta.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy persona meshkuj kosovarë janë arrestuar nën dyshimin për veprat penale “Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse” dhe “Rrezikim i sigurisë në vendin e punës”.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në ndalim policor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.




