Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka pritur në takim kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemalj Rexhën së bashku me disa anëtarë tjerë.
Hargreaves u shpreh se Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar të mbrojë median e lirë dhe të pavarur si thelbësore për një demokraci të shëndetshme.
Tutje ai shtoi se gazetarët bëjnë punë jetike, duke kontribuar në llogaridhënie dhe në një diskurs publik të informuar.





