Në Qendrën Doganore të Postës, gjatë kontrollit rutinë të dërgesave postare me prejardhje nga jashtë vendit, është zbuluar dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit kanabis.
Pesha e drogës së kapur ishte afërsisht 1 kilogram.
“Në vijim të protokoleve standarde, rasti u raportua menjëherë autoriteteve të sigurisë. Në vend është ftuar Njësia Anti-Drogë e Policisë së Kosovës, e cila, pas verifikimit paraprak, konfirmoi se substanca në fjalë është narkotik i llojit marihuana” – thuhet në njoftimin e Doganës.






