Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot (e mërkurë) stërvitjen e fundit në Kampin Nacional në Hajvali para nisjes për në Bazel.
Në seancën e sotme stërvitore, përzgjedhësi Franco Foda ka punuar në detaje taktike, duke u fokusuar në organizimin ofensiv dhe mbrojtës, në ndërprerje si dhe në reagimin e ekipit gjatë ndryshimeve të lojës.
Atmosfera në kampin e Dardanëve është shumë pozitive, ndërsa të gjithë futbollistët po punojnë me përkushtim maksimal.
Dardanët do të luajnë të premten kundër Kombëtares së Zvicrës, në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.






