Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot sesionin e tretë të Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, e cila këtë vit trajton temën “Kapaciteti në Administratën Publike përmes ose për Inteligjencën Artificiale”.
Ministri në detyrë, Xhelal Sveçla, theksoi se Kosova po punon për ndërtimin e një administrate moderne, profesionale dhe transparente, duke e parë inteligjencën artificiale si partnere në këtë proces.
“Kosova është e gatshme të mësojë nga praktikat ndërkombëtare, të shkëmbejë njohuri dhe të forcojë kapacitetet, në mënyrë që administrata jonë të mbetet në nivelin më të lartë”, tha ai.
Raportuesja e ftuar, prof. Catherine Althaus nga Universiteti i Neë South Wales, vlerësoi arritjet e Kosovës në reformën e administratës publike, duke e cilësuar konferencën një “festë intelektuale” me mbi 60 folës nga 24 vende.
Althaus theksoi se gjatë konferncës do të degjoni gjithçka, nga entuziazmi i zjarrtë i evangelistëve të teknologjisë, deri te kujdesi i menduar i praktikuesve me përvojë.
Në kuadër të punimeve do të zhvillohen 14 panele, dy sesione kryesore dhe një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të lartë shtetërorë, diplomatë, akademikë dhe ekspertë ndërkombëtarë.





