Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka reaguar në lidhje me paraqitjen e Kryeministrit në detyrë Albin Kurti para gjykatës. për rastin e kanosjes.
Kryeziu përmes një postimi në rrjete sociale ka thënë se kjo nuk është standard i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale.
Kryeziu ka shtuar se kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij p֝ër Prokurorinë Speciale, përkundrazi ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë.
Sipas Kryeziut, Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka kërkuar që intervistimi nga Prokuroria Speciale të bëhet në zyrën e tij duke shtuar se për rastin e kanosjes, zyrtarët hetues e kanë intevistuar Kurtin në zyrën e tij më 10 qershor 2025.





