Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, ka njoftuar sot se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim në mbështetje të forcave që kanë qenë në vijën e parë të përballjes me zjarret.
Sipas Vengut ky shpërblim do t’u jepet Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Përgjithshme të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit si dhe Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në bashki.
Sipas vendimit, punonjësit e angazhuar në luftën kundër zjarreve do të shpërblehen me 1 deri në 3 paga mujore.





