Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar ndaj spekulimeve që qarkulluan kohët e fundit për gjendjen e tij shëndetësore, pasiqë për disa ditë nuk ka mbajtur konferenca për shtyp.
Ai këto i quajti lajme të rreme dhe theksoi se nuk ka asnjë problem me shëndetin e tij.
Reagimi i presidentit vjen në një moment kur mediat dhe ndjekësit e republikanit ishin të shqetësuar për mungesën e papritur në rrjetet sociale dhe ngjarjet publike.
“Nuk kam mbajtur konferencë për shtyp për dy ditë radhazi dhe ata thanë ‘diçka nuk është në rregull me të. Është lajmi i rremë”, tha Trump.
Ai shtoi se vizitoi gjithashtu disa njerëz” në klubin e golfit në Sterling, Virginia, isha shumë aktiv gjatë fundjavës”.




