Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar kryetarin e Kuvendit Dimal Basha në zyrën e tij, duke e uruar për zgjedhjen e tij si kryetar i Kuvendit të Kosovës.
“Ne u pajtuam për rëndësinë e konstituimit të plotë të Kuvendit sa më shpejt që është e mundur, duke respektuar çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese. Shpresonim që situata të zgjidhej shpejt për t’i lejuar Kuvendit dhe një qeverie të re të vazhdojnë me punën e tyre jetësore në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.”, ka shkruar ambasadori britanik.
Tutje ai shtoi se kanë biseduar për rëndësinë e konsultimit kuptimplotë, me komunitetin serb të Kosovës për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në shoqërinë e Kosovës, si dhe ranë dakord për një vision të ardhshëm të një Kosove me mundësi për të gjithë.




