Kreu i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Dimal Basha, mirëpriti në pasditen e sotme në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Aivo Orav.
Kryetari dhe përfaqësuesi i BE-së diskutuan lidhur me ngjarjet e fundit politike në Kosovë dhe biseduan për rëndësinë e një legjislature efektive për realizimin e politikave integruese në BE.
Kryetari Basha e falënderoi përzemërsisht Ambsadorin e Bashkimit Evropian për mbështetjen e vazhdueshme dhe të madhe që Bashkimi Evropian i ka dhënë Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, në fusha të ndryshme dhe me projekte të shumta ndër vite.
Në takim, Kryetari Basha theksoi rëndësinë e largimin të masave ndaj vendit tonë, si dhe praninë e Kosovës në Këshillin e Evropës, si një mekanizëm shtesë që garanton avancimin e lirive dhe drjetave të njeriut për të gjithë qytetarët e vendit tonë.




