Nënkryetari i Organizatës së Veteraneve të Luftës, Gazmend Syla ka thënë se nuk kanë qenë të informuar se kryeparlamentari, Dimal Basha, do të shkonte për homazhe në Prekaz.
Syla tha se po ta dinin do ta ndalonin vizitën e Bashës në Prekaz, sipas tij kjo ësht fyerja me e madhe që i bëhet komandantit legjendar, Adem Jashari.
“Ai ka shkuar tinëzisht në Prekaz me ba homazhe sepse për ndryshe, po ta dinim, Basha nuk do të kishte mundësi me dërgu lule tek komandanti ynë legjendar Adem Jashari sepse ai i ka pri kësaj ushtrie çlirimtare që Basha ka pretenduar se logjistiken e ka gjet nga një fond i krimit të organizuar e drogës që ka thënë ai”, tha Syla.





