Sot në Prishtinë ka nisur gara e çiklizmit ”Tour of Kosova 2025”, e cila do të zhvillohet deri më 6 shtator, nën organizimin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës dhe Ministrisë së Sportit.
Ministri në detyrë, Hajrullah Çeku, këto gara i ka quajtur dëshmi e potencialit sportive që ka Kosova dhe një hap i rëndësishëm drejt përgatitjes për Lojërat Mesdhetare 2030.
“Tour of Kosova 2025” është garë e kategorisë 2.2 të Unionit Ndërkombëtar të Çiklizmit (UCI).
Starti u dha sot, në orën 12:00, nga sheshi “Ibrahim Rugova” në Prishtinë, duke vazhduar rrugën nëpër autostradën “Ibrahim Rugova” dhe autostradën “Arbën Xhaferi”.




