Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka shprehur ngushëllime udhëheqësve dhe popullit të Portugalisë, pas ngjarjes tragjike që ndodhi në Lisbonë ditën e mërkurë, kur një tramvaj elektrik ka dal nga shinat duke lënë të vdekur 17 persona.
“Shprehim solidaritetin me presidentin Marcelo Nuno Duarte Rebelo de Sousa, kryeministrin Luís Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik me trenin Gloria në Lisbonë. Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Ne qëndrojmë me miqtë tanë portugezë”, ka shkruar Osmani në platformën X.





