Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, ka bërë të qartë se ekipi i tij synon fitoren ndaj Kosovës në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
“Kur luajtëm miqësore me Kosovën në mars të vitit 2022 flitej për një duel vëllazëror. Kjo nuk do të ndodhë më”, ka thënë Yakin, duke theksuar se tani bëhet fjalë për ndeshje serioze kualifikimi.
Yakin ka shtuar se dy ndeshjet e para në shtëpi kundër Kosovës dhe Sllovenisë ofrojnë mundësinë për të krijuar një pozicion të mirë fillestar në grup.
Pas takimit me Zvicrën, Kosova do të presë Suedinë në Prishtinë, pjesë e grupit është gjithashtu edhe Sllovenia.
Ndeshja Zvicër – Kosovë zhvillohet të premten, ora 20:45, në “St. Jakob-Park”, Basel.




