Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj ka deklaruar se Kosova është në një ngërç të ri politik, ngase sipas tij LVV përmes kryetarëve të Kuvendit të zgjedhur e të votuar e konsiderojnë që është konstituua Kuvendi.
I ftuar në emisionin “Mesditë” në tëvë1, Zogaj tha se ky është një interpretim i gabuar për arsye se pa u zgjedhur e tërë kryesia e Kuvendit, nuk mund të konsiderohet i konstituuar Kuvendi.
Më tej, ai shtoi se aktgjykimi i ri i Gjykatës Kushtetuese do të kërkoj nga deputetët që të kthehen prapë te pika e votimit të nënkryetarëve dhe të votohen në pako.
“Ky vit është vit i humbur për Kosovën, për ekonominë është vit i humbur për shoqërinë në përgjithësi dhe kjo është një fatkeqësi e madhe, kjo fatkeqësi këtë vit i ka ardhur vendit tonë nga një adresë e ajo është LVV. Fituesi i zgjedhjeve e ka përgjegjësinë për të krijuar institucionet”, tha ai.




